Një aksident i frikshëm është regjistruar në Kerala të Indisë, ku një autobus turistik që transportonte rreth 35 persona të një dasme ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë një pike karburanti. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një skuter i del përpara autobusit. Drejtuesi i mjetit frenon menjëherë dhe devijon fort djathtas në përpjekje për të shmangur përplasjen.
Manovra e detyruar bëri që autobusi të humbiste kontrollin, të dilte nga rruga dhe të përplasej me një strukturë brenda pikës së karburantit, përpara se të përmbysej në krah. 🇮🇳 Tourist bus flips after dodging a scooter
35 injured in Kerala, India
––The Hindu#Kerala #India #RoadSafety pic.twitter.com/lL8muMP0LU
— Twilight (@TwilightDewy) August 27, 2026 Për fat, autobusi shmangu për pak pompat e karburantit, një automjet që ndodhej në pikë dhe dy mjete të tjera me dy rrota, duke parandaluar një aksident potencialisht edhe më të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të paradites së të mërkurës. Më shumë se 20 persona që ndodheshin në autobus mbetën të lënduar, ndërsa disa prej tyre raportohet se humbën ndjenjat pas përplasjes.
Banorët e zonës ndërhynë menjëherë për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi i përmbysur, përpara mbërritjes së ekipeve të emergjencës. Të plagosurit u transportuan në spitale private në zonën e Koothattukulam.
Në vendngjarje mbërritën gjithashtu policia dhe ekipet e zjarrfikëses dhe shpëtimit. Sipas policisë, dëmtimet e raportuara nuk duket se janë të rënda.
Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i autobusit devijoi pasi skuteri dyshohet se kaloi përpara tij pa dhënë sinjalizimin e nevojshëm. Top Channel

