Tubimi kundër klasave politike është futur në ditën e 90-të. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Në podiumin e vendosur në bulevard, ata mbajtën fjalimet e tyre, teksa nuk munguan as akuzat.
Ata u shprehën se dy protestues që mbanin me vete vezë e domate u arrestuan përpara selisë së PS-së, aty ku mendohej se do të mbahej mbledhja e thirrur nga Kryeministri Edi Rama.
Pas fjalimeve, ata vazhduan marshimin në rrugët e Tiranës. Top Channel

