Një lapsus i deputetes së Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tërhoqi vëmendjen gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për të drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Teksa po diskutohej projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, Bylykbashi u ngatërrua gjatë referimit te pagat e magjistratëve dhe tha “paga e magjistareve”, në vend të “pagës së magjistratëve”.
Deputetja e kuptoi menjëherë lapsusin dhe e korrigjoi veten, duke e cilësuar si një gabim pa rëndësi.
“Është një lapsus, mos e bëni kaq të madhe”, tha Bylykbashi. Top Channel

