Mijëra qytetarë po marshojnë nëpër Tiranë teksa sot shënohen 43-ditë të protestës kundër qeverisë.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Më pas, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ata u zhvendosën drejt godinës së Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e tyre.
Në përfundim të fjalimeve, protestuesit që mbajnë në duar flamuj dhe simbole kombëtare po vijojnë thirrjet e tyre në rrugët e kryeqytetit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

