SHBA, Pennsylvania - Mëngjesin e sotëm me orën në Shqipëri, Philadelphia Union dhe Inter Miami barazuan 2-2 në MLS, elitën e futbollit në SHBA. Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët shënuan pas vetëm 11 minutave lojë me Vassilev. Miqtë nga Florida 'u zgjuan' dhe përmbysën ndeshjen në harkun e pesë minutave. Një asist nga Suarez u kthye në gol nga Pinter në minutën e 21, ndërsa në minutën e 26-të Lionel Messi përmbysi ndeshjen me një gol shumë të bukur nga brenda zonës. 'Pleshti' shmangu disa rivalë dhe pasi krijoi hapësirën e duhur goditi portën duke e lënë të palëvizur gardianin Blake. Pas golit Messi u pa i prekur duke ngritur duart drejt qiellit si dedikim për të atin i cili u nda nga jeta më 7 gusht në moshën 68-vjeçare. LEXO EDHE:Thoma Gëllçi: Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë Në fraksionin e dytë Pierre barazoi për vendasit duke bërë që të dyja skuadat të ndanin nga një pikë. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: SHBA inter miami lionel messi Philadelphia Union jorge messi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4457 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

