Sot ka nisur pelegrinazhi në malin e shenjtë të Tomorrit ku mijëra besimtarë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut. Festa e Baba Tomorrit e cila zhvillohet në datat 20-25 gusht pret besimtarët që ngrenë çadrat e tyre dhe bëjnë kurban një qengj. Kryeministri Rama ka ndarë edhe një video të pelegrinëve që ngjiten drejt teqesë ku prehet Abaz Aliu. Ata luten për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. “Mali i Tomorrit, këtë javë mirëpret besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga Shqipëria e gjithë bota për t’iu bashkuar një prej traditave më të bukura shpirtërore e kulturore të zonës, Festës së Kulmakut”, shkruan Rama. LEXO EDHE:PD akuzon qeverinë për centralizim të prokurimeve në shëndetësi: Po blindohen kontratat e koncesioneve korruptive P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: pelegrinazhi mali i tomorrit edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4497 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
