Lajme Zone
VIDEO/ Me duart drejt qiellit për të atin e ndjerë, Lionel Messi rikthehet në fushë dhe shënon pas tragjedisë familjare
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Me duart drejt qiellit për të atin e ndjerë, Lionel Messi rikthehet në fushë dhe shënon pas tragjedisë familjare

Jorge Messi ndërroi jetë më 7 gusht në Rosario të Argjentinës në moshën 68-vjeçare.

SHBA, Pennsylvania - Mëngjesin e sotëm me orën në Shqipëri, Philadelphia Union dhe Inter Miami barazuan 2-2 në MLS, elitën e futbollit në SHBA. Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët shënuan pas vetëm 11 minutave lojë me Vassilev. Miqtë nga Florida 'u zgjuan' dhe përmbysën ndeshjen në harkun e pesë minutave. Një asist nga Suarez u kthye në gol nga Pinter në minutën e 21, ndërsa në minutën e 26-të Lionel Messi përmbysi ndeshjen me një gol shumë të bukur nga brenda zonës. LEXO edhe...Thoma Gëllçi: Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë 'Pleshti' shmangu disa rivalë dhe pasi krijoi hapësirën e duhur goditi portën duke e lënë të palëvizur gardianin Blake. Pas golit Messi u pa i prekur duke ngritur duart drejt qiellit si dedikim për të atin i cili u nda nga jeta më 7 gusht në moshën 68-vjeçare. Në fraksionin e dytë Pierre barazoi për vendasit duke bërë që të dyja skuadat të ndanin nga një pikë. Share S.Dh/ReportTv.al SHBA inter miami lionel messi Philadelphia Union jorge messi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4457 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?