Lajme Zone
VIDEO/ Kryeministri Rama e nxori me precedentë penalë, 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
PolitikëTop Channel

VIDEO/ Kryeministri Rama e nxori me precedentë penalë, 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ka hedhur poshtë këto pretendime.

Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ka hedhur poshtë këto pretendime. 28-vjeçari Sardi Xibri ka paraqitur përpara kamerave të Top News dëshminë e penalitetit, në të cilën, sipas dokumentit të publikuar, rezulton i padënuar.

Xibri ishte përfshirë në listën me mbi 40 emra të publikuar nga kryeministri Rama, i cili pretendoi se bëhej fjalë për persona të dënuar që nuk kishin lidhje me protestat studentore.

Me publikimin e dëshmisë së penalitetit, i riu kundërshton deklaratat e kryeministrit lidhur me të kaluarën e tij penale. Top Channel