Foto nga aksidenti Gjatë largimit, dy prej tyre, të cilët udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një aksident të rëndë në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një hotel në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit, Vasil Bedinajt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas informacioneve paraprake, personat kanë kërcënuar fillimisht Bedinajn, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej, me përdorimin e dyshuar të armëve të zjarrit. Autorët dyshohet se i kanë kërkuar pronarit të hotelit shumën prej 5 milionë eurosh.
Gjatë përplasjes ka pasur edhe konflikt fizik, ndërsa grupi është larguar me shpejtësi nga ambientet e hotelit pas ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndjekjen e personave të dyshuar. Gjatë largimit, dy prej tyre, të cilët udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një aksident të rëndë në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Të dy personat janë plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa tjetri ka marrë dëmtime si pasojë e përplasjes.
Pas aksidentit, dy personat janë arrestuar nga policia. Ndërkohë, forca të shumta policie janë angazhuar në disa zona të Vlorës, në përpjekje për të lokalizuar dhe kapur personat e tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.
“Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë”, thuhet në njoftim.
Rreth 10 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të dokumentuar rolin e secilit prej personave të përfshirë.
Informacionet mbeten paraprake, ndërsa priten të dhëna të tjera nga grupi hetimor dhe Policia e Vlorës. "Na jep 5 milionë euro, ose zhduku nga Shqipëria"/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj 3 Shtator, 13:49 gjobë 5 milionë euro pronarit të hotelit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ngjarje e paprecedentë te 313 në Tiranë, Nuredin Dumani godet dhe kanos policin e burgjeve 3 Shtator 2026, 14:2014:20Kronike "Na jep 5 milionë euro, ose zhduku nga Shqipëria"/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj 3 Shtator 2026, 13:4513:45Kronike Sherr me leva mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri përfn në spital 3 Shtator 2026, 13:4013:40Kronike Dështon seanca e “Plumbit të Artë”/ Mungojnë Erion Alibej dhe avokati, shtyhet pretenca e SPAK 3 Shtator 2026, 12:2912:29Kronike Goditi me grushte policin, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë 3 Shtator 2026, 11:5611:56Kronike Vrasja e Viktor Bardhit, flet banori: Po shkonte në punë, nuk ruhej kurrë 3 Shtator 2026, 11:3511:35Kronike

