Foto nga aksidenti Gjatë largimit, dy prej tyre, të cilët udhëtonin me një automjet, janë përfshirë në një aksident të rëndë në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Dalin detaje të tjera nga ngjarja në Vlorë, ku pati përplasje fizike mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Bujar Muça. Policia bën me dije se rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij, ku automjeti është aksidentuar. “Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë”, thuhet në njoftim. Video/ Përplasja me armë në Vlorë, autorët përfshihen në aksident të frikshëm gjatë ndjekjes nga policia 3 Shtator, 14:36 “Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen”, vijon njoftimi.
Rreth 10 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe për të dokumentuar rolin e secilit prej personave të përfshirë. gjobë 5 milionë euro pronarit të hotelit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ngjarje e paprecedentë te 313 në Tiranë, Nuredin Dumani godet dhe kanos policin e burgjeve 3 Shtator 2026, 14:2014:20Kronike Konflikti për pronën përplas biznesmenët në Vlorë, të shtëna me armë zjarri dhe disa të shoqëruar nga policia 3 Shtator 2026, 13:4513:45Kronike Sherr me leva mes dy shoferëve të furgonëve në Kavajë, njëri përfn në spital 3 Shtator 2026, 13:4013:40Kronike Dështon seanca e “Plumbit të Artë”/ Mungojnë Erion Alibej dhe avokati, shtyhet pretenca e SPAK 3 Shtator 2026, 12:2912:29Kronike Goditi me grushte policin, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë 3 Shtator 2026, 11:5611:56Kronike Vrasja e Viktor Bardhit, flet banori: Po shkonte në punë, nuk ruhej kurrë 3 Shtator 2026, 11:3511:35Kronike

