Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur me banorët e Memaliajt pranë Kryesisë së Kuvendit. Këta të fundit ndodheshin para Kryesisë së Kuvendit për të protestuar kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Tepelenën, teksa në Komisionin e Ligjeve diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale. Teksa Braçe ishte duke u future në godinë, qytetarët kanë shprehur indinjatë ndaj tij si deputet i Partisë Socialiste. Njëri prej banorëve i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërkohë që aty ishin dhe deputetë të opozitës, që kanë tentuar të qetësojnë situatën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: brace tensione
