Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

VIDEO/ Gruaja shtatzënë ndërroi jetë, Materniteti i Pogradecit me kushte skandaloze


Në një kohë kur vijojnë të diskutohen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku një 36-vjeçare shtatzënë humbi jetën pak ditë më parë, vëmendja është kthyer edhe te kushtet e Maternitetit të Pogradecit.

Në një kohë kur vijojnë të diskutohen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku një 36-vjeçare shtatzënë humbi jetën pak ditë më parë, vëmendja është kthyer edhe te kushtet e Maternitetit të Pogradecit. Godina paraqitet e amortizuar dhe larg standardeve që priten për një strukturë shëndetësore ku nënat marrin shërbim gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Dyer e dritare të dëmtuara, ambiente të amortizuara dhe shtretër të vjetër janë disa prej problematikave që evidentohen në pamjet e siguruara nga News24. Gjendja e godinës ngre pikëpyetje mbi infrastrukturën dhe kushtet në të cilat ofrohet shërbimi obstetrik, veçanërisht për përballimin e rasteve urgjente. Sipas të dhënave të disponueshme nga News24, materniteti është një godinë e vjetër dhe disponon kryesisht pajisje për ekzaminime bazë, ndërsa mungesa e një infrastrukture më moderne dhe e kapaciteteve të plota diagnostikuese mbetet një problem. Pamjet nga ambientet e maternitetit pasqyrojnë një realitet që duket larg standardeve që duhet të ofrojë një institucion ku vijnë në jetë fëmijë dhe ku siguria e nënës dhe të porsalindurit duhet të jetë prioritet. Nëse një maternitet duhet të jetë ndër ambientet më të sigurta dhe më të përshtatshme të një sistemi shëndetësor, gjendja e kësaj godine kërkon vëmendje dhe ndërhyrje konkrete. Hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë, por mbetet për t’u parë nëse kushtet infrastrukturore dhe kapacitetet e Maternitetit të Pogradecit do të jenë pjesë e vlerësimit nga institucionet përgjegjëse. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: materniteti pogradec