Një incident është regjistruar më 5 gusht mes të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, dhe një prej efektivëve të Policisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur efektivi Rexhep Sina ka shkuar pranë të penduarit tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej. Prania e efektivit pranë Alibej dyshohet se ka nervozuar Dumanin, i cili më pas i ka hedhur kovën me ujë efektivit Sina, duke e goditur. Pas incidentit, Rexhep Sina ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e procedurave për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ngjarja tashmë është në vëmendjen e autoriteteve, të cilat pritet të verifikojnë rrethanat dhe dinamikën e plotë të incidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: nuredin dumani

