Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Gjoba 5 mln euro ndaj biznesmenit në Vlorë/ Policia: U kërcënua nga persona të armatosur. Ndoqëm makinën e autorëve, po i identifikojmë…


Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në 3 shtator në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në Vlorë ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në 3 shtator në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në Vlorë ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pas njoftimit, Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Makina është aksidentuar pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda saj janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri, pistoletë. Dy prej personave kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti, ndërsa një tjetër nuk ka pasur probleme shëndetësore. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Njoftimi i policisë Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: armatosur biznesmeni Vlore