Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventusi mposht 0-1 Chelsean në Kinë


Zhegrova u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë, teksa 'vulosi' ndeshjen në minutën e 68-të.

KINË, Hong Kong - Juventusi ia doli të fitonte 0-1 kundër Chelseat këtë të mërkurë në stadiumin "Kai Tak" në Hong Kong, në miqësoren e parë verore në tokën aziatike. Pjesa e parë foli për Chelsean, me anglezët që kontrolluan lojën, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Fraksioni i dytë solli një 'metamorfozë' në fushë, teksa ishte Juventusi që 'u zgjua'. I futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, Edon Zhegrova i dha fitoren Juves me një supergol nga jashtë zone. Yildiz i la një top 'të ëmbël' sulmuesit shqiptar në minutën e 68-të dhe Zhegrova me një goditje direkte ia ndali sferën në rrjetë portierit Penders. LEXO EDHE:Zyrtare, 36-vjeçari Jordan Henderson firmos me Chelsean në Premier League Ky ishte goli i parë për Zhegrovën me fanellën bardhezi edhe pse ka një vit që luan për Juven. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Edon Zhegrova Kine chelsea juventus Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.9% Jo 59.1% Nuk e di 5% Vota total: 337 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?