Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot dhe raketa interceptuese, për të përballuar sulmet balistike ruse. Rusia sulmon Kievin me raketa balistike Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke lënë të paktën 14 persona të vrarë dhe 22 të plagosur. Bëhet fjalë për një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj Kievit gjatë këtij viti.
Sulmi nisi pak pas mesnatës së së mërkurës. Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, deklaroi se "armiku po sulmon sërish masivisht rajonin e Kievit".
Alarmet ajrore zgjatën për më shumë se një orë, ndërsa valë raketash balistike goditën kryeqytetin ukrainas dhe zonat përreth. Sipas administratës ushtarake, sulmet shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe magazina.
Tkachenko bëri të ditur se nëntë persona humbën jetën në distriktin e Boryspilit, katër në Bucha dhe një tjetër në distriktin e Fastivit.
Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot dhe raketa interceptuese, për të përballuar sulmet balistike ruse.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se objektiv i sulmit ishin qendrat logjistike dhe depot e furnizimit në Kiev dhe zonat përreth.
"Sulmet goditën qendra ku ruheshin dhe shpërndaheshin armë e pajisje ushtarake, si edhe objekte të përfshira në prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve ajrore pa pilot", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Moska pretendon gjithashtu se ka goditur tre anije mallrash pranë portit të Odesës në Detin e Zi, të cilat, sipas saj, transportonin armë dhe pajisje ushtarake.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se ekziston frika se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja pas goditjeve në qendër të qytetit. Ai bëri të ditur se katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.
"Armiku po godet edhe një herë qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile", deklaroi administrata ushtarake e Kievit.
Javët e fundit Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj kryeqytetit ukrainas, ndërsa edhe Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës civile në territorin rus, përfshirë objektet energjetike.
Forcat ukrainase kanë goditur në mënyrë të përsëritur edhe magazina në Rusi, mes tyre edhe ato të gjigantit rus të tregtisë elektronike Wildberries. Të martën, një sulm ndaj magazinave në rajonin e Moskës la pesë persona të vrarë dhe dhjetë të plagosur.
Një ditë më parë, autoritetet ruse njoftuan se shtatë persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën pasi një dron goditi një plazh të mbushur me pushues në rajonin jugor të Krasnodarit.
Ndërkohë, Ukraina reagoi me zemërim ndaj publikimit të një videoje që tregonte një civil në Kherson duke u ndjekur nga një dron. Autoritetet ukrainase e cilësuan incidentin si një "gjueti" dhe "safari" të qëllimshëm ndaj civilëve.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë mohuar vazhdimisht se kanë në shënjestër civilët gjatë luftës. Russian ballistic missile attack on Kyiv.At least 20 Iskander-M/S-400 ballistic missiles, 5 Zircon hypersonic cruise missiles, and 2 Kn-23 ballistic missiles were launched from Bryansk, Kursk, Voronezh, and Rostov Oblasts.Every single missile impacted. Not a single Patriot… pic.twitter.com/vXUKsehk4s
— AMK Mapping ???????? (@AMK_Mapping_) August 5, 2026 rusia sulmon kievin me raketa balistike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Çmimi i naftës në SHBA kalon mesataren e mandatit të Biden, analistët fajësojnë Trump 5 Gusht 2026, 07:2707:27Rajoni dhe Bota Lufta në Ukrainë, Zelensky: Mbi 30 mijë ushtarë rusë u vranë ose u plagosën rëndë gjatë korrikut 4 Gusht 2026, 22:5422:54Rajoni dhe Bota Gabimi i vetëm që Trump ende nuk e ka bërë me Iranin 4 Gusht 2026, 22:3722:37Rajoni dhe Bota Kompanitë e naftës notojnë në para, 93 miliardë dollarë fitim në tre muaj 4 Gusht 2026, 21:1321:13Rajoni dhe Bota Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët! 4 Gusht 2026, 19:0719:07Rajoni dhe Bota Horror në Greqi! Mbajti babain e pajetë në frigorifer për t’i marrë pensionin, arrestohet 55-vjeçari 4 Gusht 2026, 18:5318:53Rajoni dhe Bota

