Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventusi mposht 0-1 Chelsean në Kinë


Zhegrova u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë, teksa 'vulosi' ndeshjen në minutën e 68-të.

KINË, Hong Kong - Juventusi ia doli të fitonte 0-1 kundër Chelseat këtë të mërkurë në stadiumin "Kai Tak" në Hong Kong, në miqësoren e parë verore në tokën aziatike. Pjesa e parë foli për Chelsean, me anglezët që kontrolluan lojën, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Fraksioni i dytë solli një 'metamorfozë' në fushë, teksa ishte Juventusi që 'u zgjua'. LEXO edhe...Zyrtare, 36-vjeçari Jordan Henderson firmos me Chelsean në Premier League I futur në fushë në fillim të pjesës së dytë, Edon Zhegrova i dha fitoren Juves me një supergol nga jashtë zone. Yildiz i la një top 'të ëmbël' sulmuesit shqiptar në minutën e 68-të dhe Zhegrova me një goditje direkte ia ndali sferën në rrjetë portierit Penders. Ky ishte goli i parë për Zhegrovën me fanellën bardhezi edhe pse ka një vit që luan për Juven. S.Dh/ReportTv.al Edon Zhegrova Kine chelsea juventus Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36.7% Jo 58% Nuk e di 5.3% Vota total: 319 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?