Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka falënderuar publikisht Policinë e Shtetit, forcat lokale të shpëtimit dhe vullnetarët e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik për dy operacionet e suksesshme që çuan në shpëtimin e pesë turistëve gjermanë në jug të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në dy ndërhyrje të zhvilluara brenda pak ditësh në terrene të vështira malore. LEXO edhe...Gjipe/ Babai holandez me 2 fëmijët e tij 'bllokohen' në terrenin malor, VIDEO kur shpëtohen nga Policia “Falenderojmë përzemërsisht Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë forcat lokale të shpëtimit dhe veçanërisht vullnetarët e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë. Falë reagimit të tyre të shpejtë dhe angazhimit të palodhur, katër shtetas gjermanë u shpëtuan me sukses gjatë dy operacioneve të ndryshme shpëtimi në ditët e fundit. Pavarësisht terrenit të vështirë, errësirës dhe temperaturave të larta, ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin dhe të shpëtonin të dy grupet e alpinistëve. Ju falënderojmë për profesionalizmin dhe guximin tuaj!”, shkruan Ambasada. Reagimi vjen pas dy operacioneve që ndodhën në vendin tonë, më i fundit më 4 gusht, pikërisht në Malin e Çikës, ku tre turistë gjermanë, rreth 18 vjeç, mbetën të bllokuar mes shkëmbinjve pasi humbën sensin e orientimit. Pas marrjes së sinjalit SOS, Policia nisi menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Për shkak të terrenit tepër të vështirë, u kërkua ndërhyrja me helikopter, i cili bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga ajri. Të rinjtë u transportuan më pas në Qendrën Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Vetëm pak ditë më herët, në mbrëmjen e 31 korrikut, dy turistë 17-vjeçarë humbën orientimin gjatë eksplorimit të Gadishullit të Karaburunit. Alarmi u dha nga Ambasada gjermane në Tiranë rreth mesnatës, ndërsa ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik, në bashkëpunim me Policinë, nisën menjëherë kërkimet. Pas disa orësh operacion në terren, të rinjtë u lokalizuan pranë zonës së njohur si "Ravena". Pasi u asistuan me ujë dhe ushqime, ata u evakuuan në rrugë tokësore dhe në orët e para të mëngjesit iu dorëzuan shëndoshë e mirë Policisë së Orikumit. Ambasada gjermane vlerësoi profesionalizmin dhe guximin e të gjitha strukturave të përfshira në këto operacione, duke theksuar se reagimi i tyre bëri të mundur përfundimin me sukses të ndërhyrjeve, pavarësisht kushteve të vështira. U.D/ReportTv.al ambasada gjermane Ambasada e Gjermanisë turiste Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35% Jo 59.3% Nuk e di 5.7% Vota total: 528 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

