Top Channel ka siguruar videon e plotë të konfliktit në një lokal në Sarandë, ku u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Maeto Bakalli. Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit dhe disa shtetasve. Edhe pas ndërhyrjes së tij personat e pranishëm nuk e kanë ndaluar përplasjen fizike, madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihmë.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja Entjola Budo, vërehet edhe momenti kur tre efektivë të njësisë ‘Shqiponja’ ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, pas thirrjes për ndihmë nga Bakalli.
Sakaq, në pranga kanë rënë 6 persona, Marjo Katiraj, Elgent Ndoj, Ardit Kasemi (Ushtarak), Faik Hoxha, Besnik Sullollari dhe Indrit Cullhaj, ndërsa në kërkim është shpallur Pjetër Doçi. Top Channel

