Lajme Zone
VIDEO/ Dyshohet për sulm me dron, pamje nga shpërthimi i anijes luftarake ruse në Libi
BotëBalkanWeb

VIDEO/ Dyshohet për sulm me dron, pamje nga shpërthimi i anijes luftarake ruse në Libi

Një shpërthim është regjistruar në bordin e një anijeje luftarake ruse, e cila ishte ankoruar në bazën detare të Bengazit, në Libi. Sipas qeverisë libiane me seli në lindje të vendit, hetimet paraprake kanë ngritur dyshimet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sulm me dron.

Një shpërthim është regjistruar në bordin e një anijeje luftarake ruse, e cila ishte ankoruar në bazën detare të Bengazit, në Libi. Sipas qeverisë libiane me seli në lindje të vendit, hetimet paraprake kanë ngritur dyshimet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sulm me dron. Anija, që besohet të jetë “Merkury”, me një vlerë të përllogaritur rreth 150 milionë paund, kishte ndaluar në portin e Bengazit për t’u furnizuar me karburant, gjatë udhëtimit të kthimit drejt Rusisë. Autoritetet libiane kanë bërë të ditur se po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një konfirmim përfundimtar mbi shkakun e shpërthimit apo për dëmet e shkaktuara në anije. Pamjet e publikuara nga porti i Bengazit tregojnë atë që duket të jetë një shpërthim i fuqishëm, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e anijes luftarake ruse gjatë qëndrimit në Libi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb