Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Dita e 43-të e protestës! Qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës


Pas grumbullimit masiv në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit janë nisur në marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Bulevardi kryesor i Tiranës është pushtuar nga një lumë njerëzish, ndërsa thirrjet e tyre për ndryshim po ushtojnë në mbarë qytetin.

Pas grumbullimit masiv në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit janë nisur në marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Bulevardi kryesor i Tiranës është pushtuar nga një lumë njerëzish, ndërsa thirrjet e tyre për ndryshim po ushtojnë në mbarë qytetin. Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, në ballë të turmës dëgjohen qartë thirrjet unanime: “Shqipëria kërkon Revolucion” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”, duke çuar një mesazh të prerë dhe të panegociueshëm drejt kreut të qeverisë. Kjo është dita e 43-të radhazi e qëndresës qytetare kundër qeverisë. Në këtë marshim masiv, mijëra shqiptarë po kërkojnë jo vetëm rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe shkuljen e të gjithë klasës së vjetër politike që ka bashkëqeverisur në kurriz të popullit për dekada me radhë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb