Lajme Zone
VIDEO/ “Denoncuam në Bruksel 4 ligjet famëkeqe”, deputeti Redi Muçi, takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ “Denoncuam në Bruksel 4 ligjet famëkeqe”, deputeti Redi Muçi, takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin

Deputeti Redi Muçi ka zhvilluar një takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin në Bruksel, ku, sipas tij, ka paraqitur shqetësimet lidhur me katër ligje që opozita i cilëson si “famëkeqe”.

Deputeti Redi Muçi ka zhvilluar një takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin në Bruksel, ku, sipas tij, ka paraqitur shqetësimet lidhur me katër ligje që opozita i cilëson si “famëkeqe”. Përmes një reagimi publik, Muçi bëri të ditur se gjatë takimit janë prezantuar argumentet ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve dhe se përfaqësuesit e Komisionit Europian janë angazhuar t’i shqyrtojnë propozimet e paraqitura. “Prezantuam argumentet ligjore për shfuqizimin e katër ligjeve famëkeqe dhe morëm zotimin se do t’i shqyrtojnë propozimet tona”, u shpreh deputeti.

Sipas Muçit, forcimi i demokracisë dhe respektimi i shtetit të së drejtës mbeten elementë thelbësorë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. “Demokracia është vlera me të cilën Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian”, deklaroi ai. Deputeti theksoi se çështjet e ngritura lidhen me respektimin e standardeve demokratike dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me parimet e Bashkimit Europian. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bruksel muci redi