Debatet nuk kanë munguar në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku deputetët e mazhorancës kanë debatuar me ata të opozitës sa i përket ndarjes së re territoriale. Gjatë tensioneve, Xhelal Mziu i ka tundur përpara fytyrës Ulsi Manjajt dosjet e konsultimeve me bashkitë për Reformën Territoriale.
Deputeti i PD-së i hap të gjitha dosjet me radhë përpara kryetarit të Komisionit, duke pretenduar se janë të vakëta.
Gjithashtu ka pasur edhe debate të tjera për nismat e të dyja partive gjatë mbledhjes së Komisionit. Top Channel

