Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ “Besa” në fokusin e mbledhjes së PS në Pogradec dhe përgatitjet për sezonin e ri politik, ‘pezullohen’ diskutimet, vijojnë pas…


Mbledhja e Partisë Socialiste në vilën qeveritare në Pogradec është ndërprerë përkohësisht për pushim, ndërsa të pranishmëve po u serviret dreka.

Mbledhja e Partisë Socialiste në vilën qeveritare në Pogradec është ndërprerë përkohësisht për pushim, ndërsa të pranishmëve po u serviret dreka. Pas rreth 3 orësh diskutime, në fokus të takimit ka qenë dokumenti strategjik “Besa”, si dhe roli i drejtuesve politikë, deputetëve dhe drejtuesve rajonalë. Takimi pritet të vijojë pas drekës, me diskutime dhe analiza të mëtejshme mbi dokumentet strategjike, por edhe mbi përgatitjet për sezonin e ri politik, që nis në shtator. Mbledhja zhvillohet në kuadër të përcaktimit të prioriteteve dhe organizimit politik të PS-së për muajt e ardhshëm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb