Lajme Zone
1200 policë të dypunësuar si truproje në resortet e kriminelëve: Ligji shkelet, shefat e dinë dhe heshtin
PolitikëPamfleti

1200 policë të dypunësuar si truproje në resortet e kriminelëve: Ligji shkelet, shefat e dinë dhe heshtin

Por dy ngjarjet e fundit në Sarandë përforcojnë realitetin e lidhjeve të policisë me krimin:

Polic i arrestuar / Rrahja e Shefit të Antikrimit në “Orange Club” dhe vrasja në resortin 'Principotes' të trafikantit Bekim Bulica zbuluan skandalin: oficerë policie dhe efektivë të forcave speciale punojnë pas orarit si truproje dhe vrasës. Ligji ndalon dypunësimin, por aktualisht numërohen rreth 1200 policë të përfshirë në këtë skemë dhe drejtuesit e policisë nuk veprojnë. Shumë raste kanë vërtetuar se brenda policisë ka pasur dhe ka shefa e efektivë të përfshirë në grupe e aktivitete kriminale; për të cilët, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e Brendshëm i kanë quajtur raste të veçuara pa lidhje me misionin dhe moralin e pastër të policisë.

Por dy ngjarjet e fundit në Sarandë përforcojnë realitetin e lidhjeve të policisë me krimin:

· Rrahja e Shefit të Antikrimit nga kolegë oficerë policie, të dypunësuar si truproje sigurie në "Orange Club"; dhe vrasja e turistit portugez te resorti "Principotes" i trafikantit Bekim Bulica, në prani të oficerëve të policisë, që ishin dypunësuar si truproje sigurie në atë resort.

Këto dy raste zbulojnë skandalin tjetër, që eksponentë të botës së krimit me resorte e hotele në bregdet dhe me biznese të tjera, madje dhe oligarkë në Tiranë e qytete të mëdha, punësojnë oficerë policie e efektivë të forcave speciale si truproje "cuba".

Pra, ata janë në strukturat e policisë, ndërsa pas orarit të shërbimit, me imazhin e policit dhe armët e shtetit në brez, paralelisht shërbejnë në resorte, hotele, PUB-e, kompani këmbimi valutor e biznese të tjera.

Nuk punësohen si "trima", por thjesht për figurën e policit si garanci më tepër, dhe nga pronarët eksponentë krimesh, të cilëve u intereson të kenë lidhje e afërmitet me efektivë policie, prej të cilave marrin informacione dhe garanci paprekshmërie.

Sipas informacionit të ardhur në "Pamfleti" pas dy ngjarjeve në Sarandë, rezulton se aktualisht janë rreth 1200 oficerë policie dhe efektivë të forcave speciale, të punësuar si truproje sigurie në aktivitete private turistike në bregdet e biznese të tjera në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Shkodër etj.

Këta punësohen, ose më saktë rekrutohen nga pronarët e bizneseve me paga ilegale, por pyetja që bëhet është kjo:

· Pse drejtuesit e policisë që e dinë, i lejojnë vartësit të dypunësohen në resortet, hotelet, PUB-et dhe bizneset e trafikantëve, kontrabandistëve, vrasësve, rrëmbyesve e përdhunuesve?

Jo vetëm morali, por dhe ligji për "Policinë e Shtetit" ndalon dypunësimin e efektivëve që janë organikë të strukturës aktive; dhe sipas pikës "q" të nenit 120, konsiderohet shkelje e rëndë e disiplinës, që çon deri në masë përjashtimi nga policia dhe ndjekje penale, kur dypunësimi është në biznese personash me aktivitete kriminale.

Ndërsa në nenin 110, pika 7 të ligjit, thuhet: "Mund të dypunësohen në biznese private, vetëm ata ish-efektivë policie mbi 55 vjeç, që janë larguar nga struktura dhe trajtohen financiarisht me pagë kalimtare nga shteti, deri ditën e plotësimit të moshës për pension pleqërie."

Edhe këta nuk lejohen të dypunësohen në aktivitet private të personave me precedentë penalë, por përveç efektivëve të dypunësuar në shkelje të ligjit, ka shumë denoncime e prova që drejtues të lartë e shefa policie marrin pagesa nga biznesmenë me ndërtime, resorte, hotele, PUB-e, call-center, baste ilegale e shpërndarje droge./Pamfleti1200 policë të dypunësuar truproje në resortet e kriminelëve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Shqipëria e betonit përballë revoltës së profesionistëve! 22 Gusht 2026, 16:3016:30Dosja e zezë Shkaqet e 'kryqëzatës' të islamit politik ndaj katolikëve 21 Gusht 2026, 13:2613:26Dosja e zezë Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët 20 Gusht 2026, 20:1520:15Dosja e zezë Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha 20 Gusht 2026, 17:3217:32Dosja e zezë Igli Tafa, rekord dështimesh te AKSHI/ Sistemet digjitale të shtetit në kolaps 19 Gusht 2026, 15:1815:18Dosja e zezë Pasi Andis Salla u bë ministër, prindërit e tij u bënë liderë në biznesin masiv të pesticideve me shoqëritë monopol 18 Gusht 2026, 19:5719:57Dosja e zezë