Lajme Zone
VIDEO/ Bashkia e Shkodrës blindon ndërtesën pas paralajmërimit për tjetër protestë nesër
PolitikëTop Channel

VIDEO/ Bashkia e Shkodrës blindon ndërtesën pas paralajmërimit për tjetër protestë nesër

Pas protestave e sulmeve të ditë së sotme, Bashkia e Shkodrës ka nisur që të vendosë barriera metalike në katin e parë të ndërtesës.

Pas protestave e sulmeve të ditë së sotme, Bashkia e Shkodrës ka nisur që të vendosë barriera metalike në katin e parë të ndërtesës. Siç raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, kjo vjen si masë mbrojtëse, pasi për ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër protestë.

Ndërkohë ditën e sotme në Shkodër janë regjistruar momente tensioni gjatë ndërhyrjes së efektivëve për shoqërimin e protestuesve, ku pati reagime edhe nga familjarë dhe pjesëmarrës të tjerë në tubim. Top Channel