Lajme Zone
Video/ Barazim dramatik në Torino, Gatti shpëton Juventusin nga humbja me Milanin
SportTop Channel

Video/ Barazim dramatik në Torino, Gatti shpëton Juventusin nga humbja me Milanin

Juventus dhe Milan kanë ndarë nga një pikë në javën e tretë të Serie A, pas barazimit 1-1. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në pjesën e dytë, por vendasit barazuan në minutat shtesë.

Juventus dhe Milan kanë ndarë nga një pikë në javën e tretë të Serie A, pas barazimit 1-1. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në pjesën e dytë, por vendasit barazuan në minutat shtesë. Milani kaloi në avantazh në minutën e 68-të me Alphadjo Cisse, i cili mori një pasim në zonë dhe me një goditje të ulët dërgoi topin në rrjetë.

Juventusi kërkoi golin e barazimit dhe e gjeti vetëm në fund të takimit. Në minutën e 93-të, ishte Federico Gatti që shënoi dhe vendosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Me këtë rezultat, Juventusi dhe Milani shkojnë në kuotën e 7 pikëve pas tri javëve të para të kampionatit, duke qëndruar pas Romës e Interit, që udhëheqin me pikë të plota.

REZULTATI:

Juventus 1-1 Milan

Gatti 90+3′ / Cisse 68′

Goli i Cisse (Video)

Goli i Gatti-t (Video)

RENDITJA: Top Channel