Lajme Zone
Thriller në aeroportin e Miamit/ Aeroplani i mallrave del nga pista dhe përplaset me automjetet, raportohet për të lënduar
BotëTop Channel

Thriller në aeroportin e Miamit/ Aeroplani i mallrave del nga pista dhe përplaset me automjetet, raportohet për të lënduar

Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me automjete pranë aeroportit.

Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me automjete pranë aeroportit. Ngjarja shkaktoi kaos, ndërsa avioni u përfshi nga flakët.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin e madh jashtë zonës së pistës, pranë një rruge, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen flakë dhe tym. Mediat amerikane raportojnë gjithashtu për persona të plagosur.

“Njësitë mbërritën dhe gjetën një aeroplan në flakë si pasojë e përplasjes”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve të zonës. Sipas autoriteteve, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje ka shumë të plagosur. 🔴 La FAA annonce la fermeture jusqu’à nouvel ordre de l’aéroport de Miami suite à la violente sortie de piste du Boeing 767 de Prime Air.

Les services d'urgence de l’aéroport signalent plusieurs victimes après l’accident. pic.twitter.com/bQrNaNw97l

— air plus news (@airplusnews) September 6, 2026 Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), avioni “doli nga pista pasi u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit rreth orës 14:00 sipas orës lokale”. BREAKING: An Amazon Prime Air Boeing 767-300(F) has reportedly overshot the runway at Miami International Airport.

The FAA has issued a ground stop effective from approximately 2:02 p.m. EDT until 3:00 p.m. EDT. pic.twitter.com/cxw05o8agE

— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) September 6, 2026 Bëhet fjalë për një Boeing 767-300 Cargo, i cili ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan të Porto Rikos. NEW: An Amazon Prime Air Boeing 767 cargo jet overran the runway at Miami International Airport and caught fire. Heavy black smoke visible from across the city. The FAA issued a ground stop. pic.twitter.com/RNL2db0GRI

— Clash Report (@clashreport) September 6, 2026 Pas incidentit, të gjitha pistat e aeroportit janë mbyllur përkohësisht, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar numrin e personave të prekur. Top Channel