Lajme Zone
Video/ Autori i qetë në kafe, çohet dhe i vë armën në kokë shënjestrës në Elbasan
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Autori i qetë në kafe, çohet dhe i vë armën në kokë shënjestrës në Elbasan

Pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” sjellin detaje të reja nga atentati i dyshuar i ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Në video, personi që dyshohet se është autori shfaqet duke qëndruar në një lokal, i ulur në tavolinë në shoqërinë e një gruaje. Në pamje ai duket i qetë, ndërsa në një moment komunikon në telefon. Situata ndryshon kur në ambientet e lokalit shfaqet personi që dyshohet se ishte sh

Pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” sjellin detaje të reja nga atentati i dyshuar i ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Në video, personi që dyshohet se është autori shfaqet duke qëndruar në një lokal, i ulur në tavolinë në shoqërinë e një gruaje. Në pamje ai duket i qetë, ndërsa në një moment komunikon në telefon.

Situata ndryshon kur në ambientet e lokalit shfaqet personi që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit. Sapo ai largohet nga lokali dhe del jashtë, autori ngrihet nga tavolina dhe e ndjek menjëherë.

Jashtë ambientit, i dyshuari i afrohet nga pas dhe i drejton armën në kokë. Personi i shënjestruar reagon në çast dhe tenton të largohet me vrap.

Në vijim, autori shihet duke e ndjekur pas për disa metra, ndërsa ende nuk dihet nëse arma ka pësuar bllokim në momentin e tentativës për të qëlluar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm