Për 85 ditë me radhë shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi”, “Arrestoni Ramën”. Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
