Lajme Zone
Vetoja në këmbim të BE-së? Brukseli shqyrton kufizimin e të drejtave për Malin e Zi, Shqipëria në të njëjtin skenar
PolitikëPamfleti

Vetoja në këmbim të BE-së? Brukseli shqyrton kufizimin e të drejtave për Malin e Zi, Shqipëria në të njëjtin skenar

Kjo është një nga pikëpyetjet që po qarkullon në Bruksel, ndërsa Komisioni Evropian po përgatit një “udhërrëfyes” të ri për vendet kandidate më të avancuara, mes tyre edhe Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Brukseli po shqyrton kufizimin e të drejtës së vetos për vendet e reja anëtare, ndërsa Shqipëria dhe Mali i Zi përfshihen në të njëjtin “udhërrëfyes”. Von der Leyen dhe Edi Rama/ @Getty Images A do të jetë heqja dorë nga e drejta e vetos një nga kushtet për anëtarësimin e vendeve të reja në Bashkimin Evropian?

Kjo është një nga pikëpyetjet që po qarkullon në Bruksel, ndërsa Komisioni Evropian po përgatit një “udhërrëfyes” të ri për vendet kandidate më të avancuara, mes tyre edhe Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë vizitës në Podgoricë se Brukseli po punon për mekanizma të rinj mbrojtës që mund të shoqërojnë anëtarësimin e vendeve të reja, por nuk dha detaje konkrete se si do të funksionojnë.

“Është shumë e rëndësishme të dimë se kishim masa mbrojtëse gjatë anëtarësimeve të mëparshme. Pa dyshim, do të ketë disa në traktatet e reja. Sepse është gjithashtu e rëndësishme për vetë anëtarët, që të gjitha sukseset që kemi arritur së bashku të mbeten dhe të ruhen. Megjithatë, duhet të presim që paketa të përfjë dhe që të gjithë të bien dakord”, deklaroi Von der Leyen në Podgoricë, raporton Vijesti.

A do të kufizohet vetoja e Malit të Zi?Spekulimet janë shtuar pas raportimeve se Komisioni Evropian po shqyrton një model sipas të cilit një vend i ri anëtar mund të mos e ushtrojë të drejtën e vetos për një periudhë të kufizuar kohore.

Sipas raportimeve të Reuters, një nga opsionet që po shqyrtohet është një “angazhim i përkohshëm politik”, përmes të cilit një shtet i ri do të deklaronte se, për një periudhë të caktuar, nuk do të kundërshtonte vendime të marra me konsensus.

Në këtë kuadër, është përmendur edhe mundësia që Mali i Zi të anëtarësohet në BE pa të drejtë vetoje për një periudhë deri në dhjetë vjet. Megjithatë, ky mbetet një skenar i raportuar dhe nuk është konfirmuar nga Komisioni Evropian si vendim apo kusht zyrtar për Podgoricën.

Një tjetër mekanizëm i mundshëm do t’u jepte vendeve aktuale anëtare mundësinë të pezullonin përkohësisht disa të drejta të një anëtari të ri, përfshirë të drejtën e votës, nëse plotësohen kushte të caktuara.

Sipas propozimeve që po shqyrtohen, një masë e tillë mund të aktivizohej me shumicë të cilësuar të vendeve anëtare.

Von der Leyen: Mali i Zi mund të jetë anëtari i 28-të në vitin 2028

Gjatë vizitës në Podgoricë, Von der Leyen deklaroi se Komisioni Evropian beson se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028.

Ajo vlerësoi progresin e bërë nga vendi në procesin e reformave, duke theksuar se deri tani janë mbyllur 18 nga 33 kapitujt e negociatave.

Sipas saj, anëtarësimi i Malit të Zi është një objektiv i arritshëm dhe do të dërgonte një mesazh të fortë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen nuk dha detaje për “udhërrëfyesin” e ri, por tha se ai pritet të paraqitet së shpejti.

Brukseli kërkon garanci, vendet kandidate kërkojnë anëtarësiminSipas raportimeve, në Bruksel po shqyrtohen “udhërrëfyes” të veçantë për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Dokumentet pritet të përcaktojnë më qartë objektivat dhe afatet që duhet të përmbushë secili vend kandidat.

Në të njëjtën kohë, ato do të krijonin edhe detyrime për shtetet aktuale anëtare të BE-së, të cilat duhet të japin miratimin e tyre për avancimin e procesit.

Mes propozimeve është edhe vendosja e afateve orientuese për përfundimin e grupeve të negociatave, duke përcaktuar hapa më konkretë drejt anëtarësimit.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, deklaroi se vendi ndodhet pranë fundit të procesit dhe u bëri thirrje forcave politike të mos pengojnë rrugën drejt BE-së.

“E shohim që pothuajse kemi arritur në fund të rrugës dhe pse do të bënim diçka për ta vonuar atë tani? Unë besoj se të gjitha palët janë të përqendruara në anëtarësimin në BE. Jam optimist dhe i bindur se nuk ka asnjë arsye për të mos e çuar deri në fund dhe për të hyrë në BE”, tha Spajić.

Megjithatë, rruga e Podgoricës drejt anëtarësimit vazhdon të përballet me pengesa politike dhe mosmarrëveshje me shtetet anëtare.

Përplasja me Kroacinë mbetet një tjetër pengesëVon der Leyen u ndal edhe te mosmarrëveshjet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kroacisë, duke thënë se pret që ato të zgjidhen.Kroacia ka bllokuar më herët mbylljen e disa kapitujve të negociatave, mes tyre Kapitullin 31, që lidhet me politikën e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

Në qendër të mosmarrëveshjeve janë çështje si pronësia e anijes “Jadran”, kompensimi për të burgosurit e kampit të Morinjit, personat e zhdukur dhe emërtimi i pishinës në Kotor.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman, deklaroi se çështja e anijes “Jadran” nuk është e vetmja pronë që Zagrebi pretendon.

Sipas tij, Kroacia disponon dokumentacion për prona me vlerë më shumë se 2.7 miliardë dollarë, të cilat synon t’i kërkojë nga Mali i Zi.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse kufizimi i mundshëm i të drejtës së vetos do të jetë pjesë e kushteve për anëtarësimin e Malit të Zi. Brukseli pritet të bëjë të ditura më shumë detaje me publikimin e “udhërrëfyesit” të ri.vetoja në këmbim të be-së Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma territoriale ndez debatet te Ligjet/ Korreshi: E kishit furrën e nxehtë, e çuat ligjin me vrap! 2 Tetor 2026, 11:2511:25Politike Bylykbashi kundër "Territoriales": Kjo është turp! Sillni kuti bosh për të justifikuar hartën e re 2 Tetor 2026, 10:5810:58Politike Nga skandali me Vlora Hysenin dhe goditjet e SPAK te “admirimi” për Kinën, Rama për "WELT": Po pastrojmë vendin! 2 Tetor 2026, 10:1910:19Politike Skandali i videove intime, deputetja e PS kërkon hetim: Kush qëndron pas publikimit dhe kush po fiton nga kjo histori? 2 Tetor 2026, 10:0210:02Politike Ambasadori Eric Wendt takim me Niko Peleshin: Të thellojmë partneritetin strategjik 2 Tetor 2026, 10:0410:04Politike Deputeti i PD mbron Altin Dumanin: Klodian Braho është takuar me Ramën në Valamar 2 Tetor 2026, 07:5707:57Politike