Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një vetaksident trafiku që ka ndodhur të dielën në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se viktima, P.K., nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka ndërruar jetë rreth orës 20:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Aksidenti ishte raportuar rreth orës 16:20, pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas kishte dalë nga rruga.Si pasojë, ngasësi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerë, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kishin pësuar lëndime të lehta.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit.Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente./Telegrafi/

