TIRANË- Një telefonatë për vendosjen e një bombe në shkollën “Emin Duraku” ka alarmuar policinë mëngjesin e kësaj të hëne.
Telefonata është bërë rreth orës 06:30, duke pretenduar se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, së bashku me strukturat antiterror, të cilat kanë nisur kontrollet në ambientet e institucionit arsimor.
Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë dhe nuk u konstatua asnjë lëndë apo pajisje shpërthyese. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar Edmond Jataganin, i cili dyshohet se qëndron pas telefonatës që shkaktoi alarmimin.
Gjithashtu raportohet se Jatagani është një person i njohur për Policinë Shtetit, pasi është shoqëruar disa herë për dhunë në protesta.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet alarm per bombe

