Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve të rajonit të respektojnë vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të kontribuojnë në procesin e pajtimit, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara zhvillojnë procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. LEXO edhe...Dënimi i Thaçit, Ralf Gjoni rrëfen prapaskenat e krijimit të Speciales: Po ta dinte se do përfnte në burg, nuk do ta votonte kurrë! Tirana dhe Prishtina u treguan naive “Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t'i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi ai. Reagimi i Komisionit Evropian vjen pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burg, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi atë një padrejtësi, ndërsa kryeministri Edi Rama e quajti vendimin “marre”. U.D/ReportTv.al BE Gjyqi ndaj UCK ne Hage ballkani Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.8% Vota total: 3575 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

