Greqia po investon 3.7 milionë euro për të forcuar sigurinë në burgjet e vendit, me instalimin e pajisjeve të reja të kontrollit dhe sistemeve kundër dronëve, në një përpjekje për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, pajisjet pritet të instalohen deri në fund të vitit, pasi është miratuar fondi për blerjen dhe vendosjen e tyre në burgje në të gjithë vendin. LEXO edhe...Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në aksident! Dyshohet se po bënin garë shpejtësie dhe video për TikTok, 2 të plagosur (FOTO) Paketa përfshin 48 detektorë metalikë për kontrollin e personave, 19 skanerë me rreze X me pamje të dyfishtë për bagazhe dhe pako, 17 skanerë me pamje të vetme për kontrolle të përmasave më të mëdha, si edhe 87 detektorë metalikë portativë. Autoritetet greke po planifikojnë gjithashtu të pajisen me një numër të madh sistemesh kundër dronëve, të cilat do të merren nga forcat e armatosura. Vendimi vjen pas rasteve kur dronët janë përdorur për të hedhur sende dhe substanca të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve. Sipas ministrisë, investimi është pjesë e një plani më të gjerë për modernizimin e sistemit penitenciar dhe rritjen e sigurisë. Financimi për pajisjet e reja është cilësuar si më i madhi i këtij lloji deri më tani. Po ashtu, autoritetet bëjnë të ditur se janë siguruar fondet edhe për ndërtimin e 11 burgjeve të reja në të gjithë Greqinë. U.D/ReportTv.al greqi burgjet Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 3633 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

