Lajme Zone
Venecia/ Po çonte vajzën 9-vjeçare në shkollë, 42-vjeçarja nga Durrësi përplaset nga kamioni i plehrave, vdes para syve të së bijës (EMRI)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Venecia/ Po çonte vajzën 9-vjeçare në shkollë, 42-vjeçarja nga Durrësi përplaset nga kamioni i plehrave, vdes para syve të së bijës (EMRI)

Tragjedia ndodhi në San Donà di Piave të Italisë. Nëna e tre fëmijëve u godit nga një kamion që po kthehej në një rrugë dytësore. Shoferi është në gjendje shoku.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së plehrave, ndërsa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. Viktima është Lavdije Isteri nga Durrësi, nënë e tre fëmijëve. Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00, në kryqëzimin e rrugëve Passarella dhe Paolo VI. Sipas mediave italiane, kamioni po kthente djathtas drejt një rruge dytësore kur goditi 42-vjeçaren, e cila humbi jetën në vend. LEXO edhe...U ekzekutua me një plumb në kokë, del foto e të riut shqiptar që u vra pak ditë më parë në Itali! Trupi i pajetë u gjet brenda një automjeti të hedhur në lumin Tergola Skena e rëndë u zhvillua para syve të vajzës së saj 9-vjeçare. Sipas dëshmitarëve, e mitura ndodhej disa metra përpara nënës dhe kishte kaluar tashmë rrugicën, çka bëri që të mos përfshihej në aksident. Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës dhe zjarrfikësit, të cilët përdorën një vinç për të ngritur kamionin në përpjekje për të nxjerrë gruan, por për të nuk mund të bëhej më asgjë. "Po i shoqëroja fëmijët e mi në shkollë kur pashë shumë nëna që vrapuan drejt fundit të rrugës. Kur mbërritëm, pamë tragjedinë. Fatmirësisht, vajza ishte pak më përpara nënës dhe e kishte kaluar rrugicën", tha një nënë që ndodhej pranë shkollës. Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin. Në shkollën fillore "Marco Polo", nxënësit nuk dolën në pushimin e madh, ndërsa prindërit u larguan të tronditur pas përfundimit të mësimit. Shoferi i kamionit është në gjendje shoku. Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendjen e mediave italiane çështjen e sigurisë së mjeteve të rënda që qarkullojnë në zonat urbane dhe rrezikun që krijojnë këndet e vdekura të shikimit gjatë manovrave. Sipas mediave italiane, kamioni ishte një model më i vjetër, i pajisur me pasqyra shtesë, por pa sistemet më moderne të sigurisë. U.D/ReportTv.al itali venecia Lavdije Isteri Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.3% Nuk e di 4.8% Vota total: 3633 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?