Lajme Zone
Kështu i përgjon Rusia qytetarët/ Aplikacioni “patriotik” ku ka aksione Putin, ekspertët: Më i frikshmi që kemi parë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kështu i përgjon Rusia qytetarët/ Aplikacioni “patriotik” ku ka aksione Putin, ekspertët: Më i frikshmi që kemi parë

Gjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra milionë rusë janë detyruar të instalojnë një aplikacion të ri në telefonat e tyre. E gjitha kryhet nga një buton vjollcë-blu i projektuar për mesazhe dhe pagesa, i quajtur Max, raporton “The Guardian”.

Gjatë 18 muajve të fundit, dhjetëra milionë rusë janë detyruar të instalojnë një aplikacion të ri në telefonat e tyre. E gjitha kryhet nga një buton vjollcë-blu i projektuar për mesazhe dhe pagesa, i quajtur Max, raporton “The Guardian”. Autoritetet e kanë reklamuar atë si një alternativë patriotike ndaj Telegram dhe WhatsApp, personazhet e famshëm rusë e kanë promovuar atë në video rrepi dhe komike. Këtë verë, ai u bë aplikacioni i mesazheve më i përdorur në vend.

Aplikacioni “Max” është një produkt i “VKontakte”, kompanisë ruse të mediave sociale, e cila është thellësisht e përfshirë me shtetin rus. Presidenti rus, Vladimir Putin, thuhet se zotëron një pjesë indirekte të aksioneve.

Ai është versioni rus i një “super-aplikacioni”, që kombinon një ekosistem shërbimesh në një platformë të vetme. Është një kontejner për një numër “mini-aplikacionesh” që tani lehtësojnë jetën e përditshme në Rusi – aplikacione bankare, një shërbim mesazhesh që synon të zëvendësojë.

Por hulumtimet kanë zbuluar një panoramë më të plotë të aftësive të fuqishme të mbikëqyrjes së “Max” . Ky aplikacion mund të hyjë në të gjithë informacionin e ruajtur në telefona, si dhe mesazhet dhe pagesat e tyre. Mund të imitojë përdoruesit e tij pa e ditur ata.

“Ajo që ofron Max është taktika më e zgjuar dhe gjithashtu më e frikshme nga qeveritë autoritare për të mbikëqyrur qytetarët e tyre”, thonë ekspertët. Top Channel