Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vera e 'adrenalinës', policia 278 gjoba për shkelje në det! Drejtuesit e ‘jet ski’-ve afër pushuesve ndëshkohen me 100-500 mijë lekë


Në det, aventura dhe adrenalina tërheqin çdo verë pushues të shumtë, por për disa drejtues të mjeteve ujore, kufijtë e argëtimit, kalojnë edhe kufijtë e sigurisë. Në të gjithë vijën bregdetare shqiptare, nga veriu në jug, janë vendosur në këtë sezon, 278 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve motorike të cilët me manovrat në zonat e frekuentuara nga pushuesit, kanë rrezikuar drejtpërdrejtë jetën e tyre

Një mjet jet ski në Ksamil shkeli perimetrin e sigurisë në det, duke rrezikuar seriozisht jetën e pushuesve. Veprimi i kushtoi shtrenjtë pronarit të tij, pasi Policia Kufitare e Vlorës e gjobiti me 500 mijë lekë dhe i bllokoi mjetin e lundrimit. Kjo është vlera maksimale që njeh ligji “për aktivitetet e turizmit detar.” Ngjashëm, në Velipojë, një jet ski shkeli perimetrin e sigurisë, por me një rrezik më të lehtë ndaj qytetarëve që laheshin në det, çka çoi gjobitjen me 100 mijë lekë nga Policia Kufitare e Shkodrës, vlera më minimale që njeh ligji për raste të tilla. LEXO EDHE:‘Vajza Fest’/ Kryebashkiaku i Selenicës informon Ramën: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Kryeministri: Faleminderit Nertil që na the se deti ka ardhur në majë të malit Të tilla, gjoba për kalim të perimetrit të sigurisë dhe afrim me bregun e detit, duke u bërë burim rreziku për jetën e pushuesve, u vendosën gjatë këtij sezoni veror edhe nga Policia Kufitare e Durrësit. Të tre drejtoritë, Vlora, Shkodra dhe Durrësi, mbulojnë të gjithë vijën bregdetare shqiptare, nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug. Në këto muaj vere, nga maji deri tani në gusht, policitë kufitare vendosën 278 gjoba. Sipas të dhënave të siguruara nga Report Tv për sigurinë detare, pjesa më e madhe, 218 gjoba janë vendosur nga drejtoria kufitare e Vlorës, kjo për shkak të vijës më të gjatë bregdetare që kjo drejtori mbulon, nga Ksamili deri në Divjakë. Jugu, është gjithashtu dhe bregdeti i preferuar i pushuesve për të lundruar me mjete në det. Në këtë vijë, përqendrohet dhe pjesa më e madhe e bizneseve që japin me qira jet ski. Gjobat për mjete lundruese maj-gushtDrejtoria Kufitare e Vlorës 218Drejtoria Kufitare e Durrësit 56Drejtoria Kufitare e Shkodrës 428 prej këtyre gjobave u janë vendosur drejtuesve të cilët kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë të caktuar nga autoritetet lokale dhe plazhet private në det. Vlera e gjobave për këtë shkelje, shkon nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë. Për fat të mirë, deri në këtë periudhë të sezonit veror, pavarësisht fluksi në det të mjeteve të tilla, nuk ka pasur incidente apo pushues të lënduar prej tyre. Në det ka edhe persona që policia i ka gjetur mbi jet ski dhe mjete të tjera lundruese, pa pasur të regjistruar pronësinë e mjet. Gjoba në këto raste, është 20 mijë lekë. Edhe nëse mjeti është me dokumentacion, por gjatë kohës që ka dalë në det, drejtuesi nuk i ka me vete dokumentet, gjobitet me 10 mijë lekë. Në të dyja rastet, janë gjetur në shkelje, 250 persona, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative. Patrullimi i bluve është 24 orë në 24 në të gjitha plazhet. Kjo vëmendje e shtuar në hapësirat bregdetare, që paralelisht është reflektuar edhe me më shumë mjete të policisë për kontrolle në det të hapur, erdhi pas një prej ngjarjeve më të rënda që u shënua brenda perimetrit të sigurisë në gusht të 2022-shit. 7-vjeçarja Jonada Avdia, humbi jetën pas goditjes në kokë me helikën e motorit të një gomoneje që drejtohej nga efektivi i policisë, Arjan Tase, shumë pranë bregut në Himarë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Vlore Durres Shkoder velipoje Ksamil Arjan Tase jonada avdia jet ski gjoba Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.7% I/e dyzuar 7% Vota total: 5369 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?