Tre shtetase, që kishin dalë në det me kanoe dhe rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit të motit, janë shpëtuar sot në ujërat e Palasës.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kryen ndërhyrje, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën.
Policia bën me dije se tre shtetaset ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

