Lajme Zone
“Vendosin barriera në mes të rrugës pa sinjalistikë”/ Shqetësimi i qytetarit në Urën e Milotit
Të tjeraJOQ Albania

“Vendosin barriera në mes të rrugës pa sinjalistikë”/ Shqetësimi i qytetarit në Urën e Milotit

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vendosjen e barrierave në Urën e Milotit.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vendosjen e barrierave në Urën e Milotit.

Në pamjet e dërguara shihet se në mes të rrugës janë vendosur barriera plastike dhe kunja sinjalizuese, duke ngushtuar dhe ndarë korsitë e qarkullimit.

Sipas denoncuesit, barrierat nuk janë të sinjalizuara mjaftueshëm dhe mund të përbëjnë rrezik për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht për motoristët dhe drejtuesit që nuk i dallojnë në kohë.

“Po t’i bjerë një makinë apo motor, çfarë do të thotë shteti që i ka vendosur pa asnjë sinjalistikë? Të paktën t’i vendosin me ujë, jo beton, që nëse i bie dikush të thyhen.”

Qytetari kërkon që autoritetet të verifikojnë mënyrën e vendosjes së barrierave dhe të marrin masa për sinjalizimin dhe sigurinë e qarkullimit në këtë aks.

JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e qytetarit, duke kërkuar një reagim nga autoritetet përgjegjëse. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)