Lajme Zone
“Bashkia po tallet me ne?”/ Ndërhyrja me çakëll në rrugën Veleshnjë-Molisht, banorët kërkojnë asfaltim
PolitikëJOQ Albania

“Bashkia po tallet me ne?”/ Ndërhyrja me çakëll në rrugën Veleshnjë-Molisht, banorët kërkojnë asfaltim

Pas denoncimit të publikuar më herët në JOQ Albania për gjendjen e rrugës Veleshnjë-Molisht në Berat, banorët kanë dërguar pamje të reja të filmuara ditën e sotme.

Pas denoncimit të publikuar më herët në JOQ Albania për gjendjen e rrugës Veleshnjë-Molisht në Berat, banorët kanë dërguar pamje të reja të filmuara ditën e sotme.

Në videon e parë, rruga shfaqej e amortizuar, me gropa të thella dhe brazda të mëdha që vështirësonin kalimin e automjeteve.

Ndërkohë, në pamjet e reja duket se në rrugë është hedhur çakëll i freskët, duke mbushur pjesërisht disa prej gropave dhe dëmtimeve të mëparshme.

Megjithatë, sipas banorëve, ndërhyrja nuk është e mjaftueshme dhe rruga vijon të mbetet e paasfaltuar dhe e papërfunduar.

Banorët e konsiderojnë këtë ndërhyrje si sipërfaqësore dhe kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për aksin rrugor.

“Bashkia po tallet me ne”, shprehen banorët, duke kërkuar që rruga të rehabilitohet plotësisht dhe të bëhet e kalueshme në mënyrë normale.

Krahasimi i dy videove tregon se ka pasur një ndërhyrje në terren, por mbetet për t’u parë nëse ajo do të pasohet nga punime të tjera për rehabilitimin e plotë të rrugës.

JOQ Albania publikon pamjet e reja dhe rikthen në vëmendje shqetësimin e banorëve, ndërsa pritet një reagim nga Bashkia Berat lidhur me ndërhyrjen dhe planin për përfundimin e rrugës. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)