Lajme Zone
Arrestohen bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës për tjetërsim tokash në Seman
PolitikëJOQ Albania

Arrestohen bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës për tjetërsim tokash në Seman

Policia e Shtetit ka ekzekutuar mbrëmjen e sotme urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Fierit, duke prangosur Kastriot Haskajn, pronar i linjës së kafesë dhe hotelit “Moncafe” në Vlorë, si dhe Ertis Shehun, ish-drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qark.

Dy të ndaluarit ishin vënë nën hetim për një periudhë disa-mujore lidhur me një skemë të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe tjetërsimit të tokave në zonën e Semanit.

Sipas autoriteteve, operacioni hetimor mbetet i hapur, ndërsa pritet finalizimi i tij për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rrjet paligjshmërie.