Erion Braçe e ka bërë të qartë se ambicies për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2027-ës do t’i shkojë deri në fund. Deputeti socialist thotë se ka nisur punën në terren pa pritur konfirmim nga partia, ndërsa kërkon që kandidati i PS-së të dalë nga një garë dhe jo nga një vendim i paracaktuar, me një “njoftim në mur apo eter”, siç thotë ai. “Jam edhe unë një nga të gjithë dhe nuk prita të më thotë dikush: ‘Do të jesh ti, puno tani’. Jo. Ndjeva njerëzit në rrugët dhe lagjet e Tiranës, pashë çfarë nuk ecën dhe krijon probleme. Po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij rrugicë më rrugicë”, shprehet Braçe. Nga Kombinati, Braçe lë të kuptohet se brenda socialistëve kanë nisur lëvizjet për emrat e mundshëm që mund të synojnë drejtimin e kryeqytetit. LEXO EDHE:Tiranë, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313 “I kanë thënë dikujt: ‘Ti do të jesh, fillo puno’, dhe ai ka nisur punën fort. I kanë konfirmuar dikujt tjetër: ‘Ty të kam, merru me njerëzit’, duke e lënë të kuptohet se ‘mund të jesh ti’. Shikoni, kjo është shumë mirë. Ka gjallëri”, vijon Braçe. Për Braçen, kjo është një shenjë pozitive, pasi ai kërkon që brenda Partisë Socialiste të ketë alternativa dhe një garë reale për kandidatin që do të synojë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Deputeti socialist kundërshton një formulë ku emri vendoset paraprakisht dhe më pas u paraqitet socialistëve vetëm për t’u votuar. “Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës!”, thekson Braçe. Braçe thotë se po vijon punën në lagjet e kryeqytetit, duke evidentuar problematikat dhe duke diskutuar me qytetarët për atë që duhet të ndryshojë në Tiranë. Për ambicien e tij, ai thotë se do të presë garën dhe do ta çojë deri në fund. “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është!”, thotë Braçe. Që prej muajit mars, Braçe shpalli ambicien për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Në diskutimet për kandidatin për kryeqytetin ka qenë edhe emri i Ogerta Manastirliut, të cilën Edi Rama e propozoi si kandidate për Bashkinë e Tiranës gjatë Asamblesë në shtatorin e 2025-ës. Emri i saj u propozua pas shkarkimit të Veliajt, por Tirana nuk shkoi në zgjedhje të parakohshme pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për çështjen Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej gati 19 muajsh. Postimi i plotë: Nga mesi i Kombinatit: Unë nuk besoj se socialistët duan një njoftim, por duan të vendosin. Unë nuk besoj se socialistët duan të votojnë një njoftim, por duan të zgjedhin kandidatin e tyre për Bashkinë e Tiranës! Më kanë shkruar plot njerëz të mirë nga territori këto ditë. I kanë thënë dikujt: “Ti do të jesh, fillo puno”, dhe ai ka nisur punën fort. I kanë konfirmuar dikujt tjetër: “Ty të kam, merru me njerëzit”, duke e lënë të kuptohet se “mund të jesh ti”. Shikoni, kjo është shumë mirë. Ka gjallëri, edhe pse e padukshme, edhe pse “nuk është momenti”. Mua më pëlqen të ketë garë, punë konkrete në territor, diskutime për zgjidhje. Jam edhe unë një nga të gjithë dhe nuk prita të më thotë dikush: “Do të jesh ti, puno tani”. Jo. Ndjeva njerëzit në rrugët dhe lagjet e Tiranës, pashë çfarë nuk ecën dhe krijon probleme. Po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij rrugicë më rrugicë. Po flas me shumë njerëz për atë që duhet të ndryshojë rrënjësisht në këtë qytet, për ta rikthyer që të bëhet sërish i jetueshëm. Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund, si gjithmonë, për ta fituar këtë punë, sepse punë është! Nuk pres një njoftim në mur apo në eter. Nuk vlen njoftimi, është i vjetër. Kriza që po jetojmë ka në thelb mënyrën se si vendosim, dhe njoftimi, përjashtues në përgjithësi, nuk është më element i vendimmarrjes. Socialistët, para së gjithash, por edhe njerëzit më gjerë - sidomos në këtë qytet - duan të jenë pjesë e vendimmarrjes, jo të marrin dhe të votojnë njoftime si produkt i një vendimmarrjeje që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë dhe që nuk i përfshin. Kjo duhet të ndryshojë dhe Tirana e meriton! Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: PS Tirane bashkia e tiranes zgjedhjet vendore 2027 Erion Braçe Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento tirana: 25/08/2026 11:36 ka ndergjegje ky njeri?! Përgjigju Pellazg: 25/08/2026 09:19 Shko mer kone Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 25/08/2026 10:41 O kone prifi mire dhembet , bej palestra qe te zgjatesh . Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 55% Keq 32.4% Nuk e di 12.6% Vota total: 932 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
