Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare që është caktuar të mbahet nesër në Kuvend.
Vendimi është përcjellë përmes një njoftimi drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të PD-së. “Të nderuar kolegë! Ju njoftoj se nesër nuk do të marrim pjesë në seancën plenare, sipas vendimit të Grupit Parlamentar dhe qëndrimit të bërë tashmë publik”, thuhet në njoftim. E nesërmja do të jetë seanca e dytë radhazi që bojotohet nga demokratët, me arsyetimin se kërkesat e protestuesve nuk janë marrë në konsideratë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

