Lajme Zone
Vendimi i Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Rama shpërthen ndaj SHBA: Tradhtuan Hashim Thaçin!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Rama shpërthen ndaj SHBA: Tradhtuan Hashim Thaçin!

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në New York, mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku një pjesë të fjalës së tij ia kushtoi ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama kritikoi SHBA-në, duke deklaruar se Thaçi nuk ndodhej në këtë takim sot, pasi ishte “tradhtuar” nga një vend që, sipas tij, mund të kishte bërë më shumë... Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në New York, mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku një pjesë të fjalës së tij ia kushtoi ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama kritikoi SHBA-në, duke deklaruar se Thaçi nuk ndodhej në këtë takim sot, pasi ishte “tradhtuar” nga një vend që, sipas tij, mund të kishte bërë më shumë për çështjen e tij. Rama përmendi edhe ish-presidentin amerikan Joe Biden, i cili më herët e kishte cilësuar Thaçin si “George Washington-in e Kosovës”, për që sipas tij në fund, Amerika nuk arriti ta mbronte atë. “I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por më duhet të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të gjendesha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi. Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij dhe kënaqësinë që i takoj ata këtu sot, po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi.

Ai nuk është me ne sot këtu dhe ai nuk mund të jetë sot me ne këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden-in, që e emërtoi George Washington-in e Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse Gjenerali Clark e disa miq të shkëlqyer amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën. Sepse nuk dua të them më shumë”, tha Rama. Kritika e tij duket se ishte në mënyrë të tërthorët ndaj presidentit amerikan Donald Trump dhe administratës së tij. Kjo pasi Rama, në janar të këtij viti gjatë seancës për krijimin e "Brodit të Paqes" në SHBA, së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në një bisedë fare të shkurtër i kërkuan Trumpit që të bënte diçka për çështjen e Thaçit, por kjo kërkesë duket se ra në vesh të shurdhët. Rama u kujdes ndërkohë ta ndante kritikën e tij për çështjen e Thaçit nga marrëdhënia mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi se SHBA-ja mbetet një aleat i rëndësishëm për shqiptarët, por argumentoi se pikërisht kjo marrëdhënie e bën atë të ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar çështja e ish-presidentit të Kosovës.

“Askush nuk duhet të më keqkuptojë, sepse kur them i tradhtuar, e kam fjalën... ne jemi të gjithë shumë të vegjël. Edhe së bashku nuk jemi të mëdhenj. Por ne kemi kremtuar e do të kremtojmë gjithmonë faktin që, si shqiptarë, jemi miq me më të mëdhenjtë e më të fortët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndaj ndihem i tradhtuar. Sepse jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. E para e mbi të gjitha, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ndjesë. Ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal dhe më kujtohet që hera e fundit që u takuam përpara së sotmes ishte në Hagë, në një restorant. Ju ishit atje, edhe unë po ashtu. Takohemi sërish sonte, por të dy, në fakt, shquajmë një mik të madh, një udhëheqës të madh”, deklaroi Rama.thaçi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Lëvizjet e fundit të Ramës, shkarkon kreun e koncesioneve dhe çon Muzakën te Ministria e Brendshme 25 Shtator 2026, 16:0616:06Politike PD kërkon të zhbëjë hartën e Ramës, çon në Kuvend formulën me 100 bashki 25 Shtator 2026, 15:5015:50Politike Von der Leyen nis turneun në Ballkan, ndalesë edhe në Shqipëri 25 Shtator 2026, 14:5014:50Politike Mbërrin në Shqipëri ambasadori amerikan, Eric Wendt 25 Shtator 2026, 14:3514:35Politike Tirana 'vlon' nga skandali i SHISH, Rama jep leksione në New York: Paqja s’është arritje diplomatike 25 Shtator 2026, 14:3414:34Politike Çështja “Hyseni” përplas PD-PS/ Zhupa: Po digjen themelet e shtetit! 25 Shtator 2026, 12:5512:55Politike