Lajme Zone
Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Protestuesit gjuajnë me gurë godinën qeveritare në Prishtinë, arrestohet një prej tyre. Tubim edhe para Parlamentit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Protestuesit gjuajnë me gurë godinën qeveritare në Prishtinë, arrestohet një prej tyre. Tubim edhe para Parlamentit

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për liderët e UÇK-së.

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për liderët e UÇK-së. Pasi kanë goditur dhe dëmtuar godinën, një nga protestuesit është arrestuar.

Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.

Më pas ata janë zhvendosur edhe para ndërtesës së Parlamentit.

Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim. Top Channel