Lajme Zone
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, qytetarët e Kosovës në natën e 15-të të protestës! Vijojnë kërkesat për drejtësi
BotëReport TV

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, qytetarët e Kosovës në natën e 15-të të protestës! Vijojnë kërkesat për drejtësi

Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. Edhe në natën e 15-të të protestës ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, ndërsa Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 99 vota pro deklaratën lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë. LEXO edhe...Analiza: Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit në Kosovë për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte Përveçse në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, teksa janë paralajmëruar protesta të reja edhe në Bruksel për datën 10 tetor. Më 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte. Xh.K/ReportTv.al proteste Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74% Jo 22.1% Jam i/e dyzyuar 3.9% Vota total: 723 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?