Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. Edhe në natën e 14-të të protestës ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, ndërsa Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 99 vota pro deklaratën lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” u bëri sërish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale. LEXO EDHE:Kosovë/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok “Vetëm shikojeni njëri-tjetrin në sy: këtu nuk ka plogështi! Në këtë shesh ka vetëm një gjë që po zien çdo ditë e më shumë: këtu po soset durimi! Nuk po rritet lodhja, por po soset durimi”, u shpreh Haziri. Më 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kosove prishtine Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci Jakup Krasniqi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4074 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

