Kosovë - Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po protestohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së. Protesta është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”. Protesta e sotme ka karakter kombëtar ndërsa organizatorët thonë se ato nuk do të ndalen dhe do të vijojnë çdo ditë gjatë mbrëmjeve. LEXO edhe...'Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim', vajza e dëshmorit Lec Gradica mesazh nga protesta në Prishtinë: Drejtësia s'duhet të ketë standarde të dyfishta Përfaqësuesi i “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, gjatë fjalës së tij tha se liria nuk ka parti politike. "Jemi mbledhur sot me sebep të madh. Jemi mbledhur për ju. Jemi mbledhur për UÇK-në. Jemi bë bashkë për të çuar mesazh të rëndësishëm. S’u bëmë bashkë për shkak të partive, jo për shkak të mitingjeve të caktuara, por për ju sepse varri i dëshmorit nuk ka parti politike dhe liria nuk ka parti politike. Secili brez dha djersën. Themeli është i shumë gjeneratave. UÇK-ja është boshti kurrizor i saj. Nëse UÇK-ja sulmohet në mënyrën se qysh sot po na servohet si drejtësi kemi arsye të madhe që të themi se duam drejtësi të barabartë, të drejtë e ato vlera që BE-ja na ka mësuar gjatë gjithë kohës”, tha Tasholli. Ai ka komentuar edhe vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë “Ne i themi që besojmë në vlerat e Evropës, por nuk besojmë në dystandardësi kur flitet për drejtësi. I themi: Jo në emrin tonë”, shtoi ai. Lajm në përditësim… Ora 17:03 'Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim', vajza e dëshmorit Lec Gradica mesazh nga protesta në Prishtinë: Drejtësia s'duhet të ketë standarde të dyfishta Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, mbajti fjalën në protestën “Jo në emrin tim”, të organizuar në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke apeluar për një drejtësi jo me standarde të dyfishta. “Babai im ishte mjek në luftë. Ishte aty për t’i shpëtuar jetët e të plagosurve, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për t’i shërbyer popullit të tij... Babi mori përsipër dhe e themeloi Spitalin Ushtarak të Gradicës, spital në të cilin u shëruan shumë plagë lirie. Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim. Ai dha jetën për një Kosovë ku e vërteta të mos frikësohet, ku drejtësia të mos ketë standarde të dyfishta dhe ku sakrifica e atyre që luftuan për lirinë të mos barazohet me krimin e gjenocidin. Ne e respektojmë drejtësinë. Por drejtësia duhet të jetë e drejtë... Ne nuk kërkojmë privilegj. Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi”, deklaroi ajo në fjalën e saj. Share Ora 16:57 Protesta kundër vendimit të Hagës, tensione në Prishtinë! Ndërhyn Hysni Gucati për të qetësuar situatën Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u tensionua përkohësisht gjatë zhvillimit të protestës “Jo në emrin tim”, të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Mes protestuesve ndërhyri përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili u angazhua për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve mes të pranishmëve. Share Ora 16:50 Protesta në Prishtinë, nënkryetari i OVL apel ndërkombëtarëve: Hiqeni këtë njollë për ne dhe për ju Gazmend Syla nënkryetari i OVL e UÇK-së, tha gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet në Prishtinë se dënimi i ish-krerëve është një njollë për Kosovën por edhe për ndërkombëtarët. “Ne jemi edhe anëtarë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale nga 16 shtatori. Një Gjykatë që nuk e di çka ka ndodhur këtu në vitin 98-99, turpi i mbuloftë kudo që janë ata. Nga ky shesh ju themi (nërkombëtarëve) hiqeni këtë njollë prej jush edhe prej nesh. Hiqeni përmes Apelit. Si mund të jenë me të rëndësishme dëshmitë prej Serbisë se dëshmitë e zyrtarëve ndërkombëtarë”, tha Syla. Share Ora 16:45 Jo në emrin tim', familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit i bashkohen protestës në Prishtinë Familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë bërë pjesë e protestës “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet pasditen e kësaj të enjteje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Në mesin e të pranishmëve janë parë familjarë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Protesta, e organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, ka nisur në orën 16:00 dhe po mbahet nën moton “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al kosove prishtine Gjyqi ndaj UCK ne Hage Kineze Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.4% Jo 23.1% Jam i/e dyzyuar 4.6% Vota total: 1643 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

