Lajme Zone
Vendimi i Hagës/ “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, policia shton masat e sigurisë
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Vendimi i Hagës/ “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, policia shton masat e sigurisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Protesta do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nga OVL-UÇK kanë bërë të ditur se ajo do të jetë paqësore. Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla i OVL-UÇK-së, i cili tha se vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të organizatës. “Protesta jonë që organizohet nesër është paqësore, jo e dhunshme, pa maska, me fytyrat tona. Kemi çka me tregu boll, fytyrat i kemi të ndershme, s’kemi nevojë fare të vendosim maska në protestë”, deklaroi Syla. OVL-UÇK kundërshton aktgjykimin e shpallur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

Syla deklaroi se, sipas organizatës, me këtë vendim është tentuar të bëhet një baraspeshë ndërmjet luftës së UÇK-së dhe ngjarjeve të viteve 1998-1999. “Dje u dënua lufta jonë për çlirim dhe u provua të bëhet një balancë mes asaj që ka ndodhur në luftën tonë në vitet ’98-’99. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, ishte rezistenca e popullit tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje”, tha Syla.

Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar gjithashtu krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe një platforme përmes së cilës synojnë të kundërshtojnë aktgjykimin deri në përfundimin e procesit të apelit.

Sipas Sylës, në këtë nismë synohet përfshirja e institucioneve të Kosovës, partive parlamentare, shoqërisë civile, Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës, si dhe mërgatës. /Kosovapress/ © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb